Rama leksion protestuesve: Problemi nuk është resorti, por syri juaj

Publikuar me datë:

Edi Rama u ka dhënë edhe një leksion protestuesve të Zvërnecit: nëse nuk ju pëlqen projekti, problemi nuk është projekti, por sytë tuaj. Kryeministri publikoi dy ishuj luksozë të ndërtuar nga investitorët nga Katari për të treguar se zhvillimi dhe natyra janë aq në harmoni saqë edhe betoni këndon me zogjtë.

Sipas Ramës, kundër projektit nuk janë vetëm ambientalistët, por një koalicion i frikshëm i “armiqve të Shqipërisë Europiane”, konkurrentëve të turizmit shqiptar dhe disa shqiptarëve që, sipas tij, po përdoren si “vegla qorre”.

Ndërsa ata që kanë rezerva për resortin duhet të qetësohen, të klikojnë faqen e investitorëve dhe të binden se miliarderët nga Katari nuk vijnë për të prishur, por për të “lartësuar”.

Pra, sipas logjikës së Kryeministrit, sot proteston në Zvërnec, nesër bën selfie me resortin, ndërsa pasnesër vazhdon traditën duke thirrur sërish: “Rama ik!”.

Reagimi i Ramës

NUK SHEH SYRI SHEH MENDJA

Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë

Po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit, të cilët fatkeqësisht janë manipuluar nga lufta hibride që po zhvillohet egërsisht në rrjetet sociale nga armiqtë e vendit e tonë

Kështu, siç e tregojnë këta dy ishuj në foto, e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar pronën me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Power Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë

Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë powerholding.com që të kuptojë se kush po vjen në këtë Shqipëri të rilindur ndërkombëtarisht, e pse s’mund të vijë kurrë dot për të prishur po vetëm për të lartësuar

Ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin

Ah po, edhe duke bërtitur “Rama IK” se harrova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...

Studentët e Shkodrës ngrihen nesër në protestë për Zvërnecin e Rrjollin

Studentë të disa degëve universitare të Shkodrës dhe maturantë...