Tender 2.4 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në Shirokë dhe Zogaj

Publikuar me datë:

Zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve në Shirokë dhe Zogaj si përsa i përket përmirësimit të kushteve për popullsinë rezidente ashtu edhe për t’Iu përgjigjur kërkesave që sjellin flukset turistike pritet të kushtojë të paktën 2.4 milionë euro.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Qarku Shkodër çeli së fundmi në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik një procedurë që ka në objekt të saj ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës së kanalizimeve në zonat turistike të Shirokës dhe Zogajt.

Kontrata parashikon realizimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e ndotura urbane, duke synuar mbulimin e plotë të dy zonave me sistem modern të grumbullimit dhe largimit të tyre. Projekti përfshin gjithashtu zëvendësimin e segmenteve të amortizuara dhe rehabilitimin e puseve të kontrollit ekzistuese.

Sipas dokumenteve të tenderit, objektivi kryesor është lidhja e plotë e popullsisë rezidente me rrjetin e kanalizimeve, si dhe përmirësimi i standardeve mjedisore për trajtimin dhe shkarkimin e ujërave të ndotura në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Përveç punimeve ndërtimore, kontrata përfshin studim-projektimin e detajuar të sistemit, llogaritjet hidraulike dhe modelimin e funksionimit të rrjetit gjatë periudhave të ngarkesës minimale dhe maksimale. Dokumentacioni përcakton gjithashtu materialet, fazat e ndërhyrjes dhe parametrat e zbatimit të investimit.

Një ndër komponentët e projektit lidhet me furnizimin me ujë të Shirokës. Plani parashikon hapjen e deri në tre puse në pjesën juglindore të zonës, me thellësi të rekomanduar rreth 100 metra, ndërsa karakteristikat përfundimtare do të përcaktohen nga studimet hidrogjeologjike. Investimi përfshin gjithashtu stacione pompimi, linja furnizimi me energji elektrike, transformatorë dhe impiant klorinimi.

Nevoja për zgjerimin e kapaciteteve mbështetet edhe nga projeksionet afatgjata të zhvillimit turistik deri në vitin 2074. Autoritetet kanë llogaritur rritje graduale të numrit të vizitorëve, duke marrë në konsideratë turistët që akomodohen në hotele, apartamente dhe vizitorët ditorë. Kjo pritet të sjellë rritje të volumeve të ujërave të shkarkuara, duke e bërë të domosdoshëm modernizimin e infrastrukturës së kanalizimeve në një nga zonat me potencialin më të lartë turistik të brigjeve të Liqenit të Shkodrës./Monitor.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]