Një bluzë e vogël, një mesazh i madh në marshimin e 1 Qershorit

Publikuar me datë:

Mes mijëra qytetarëve që morën pjesë në marshimin e organizuar me rastin e 1 Qershorit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një vajzë e vogël, e ulur mbi supet e një të rrituri, me një mesazh të shkruar në bluzën e saj.

“Këtë 1 Qershor nuk dua lodra, dua natyrën”, shkruhej në pjesën e pasme të bluzës, një thirrje e thjeshtë por domethënëse për mbrojtjen e Zvërnecit

Fotoja është bërë gjatë marshimit në Tiranë, ku qytetarë të shumtë dolën në rrugë për të sensibilizuar opinionin publik ndaj reagimit për mbrotjen e Zvërnecit.

Mesazhi i vogëlushes u bë një nga momentet më simbolike të aktivitetit, duke përcjellë idenë se fëmijët nuk kërkojnë vetëm argëtim e lodra, por edhe një mjedis të pastër dhe natyrë të mbrojtur ku të rriten. Në një ditë kushtuar atyre, kjo pankartë e improvizuar u kthye në një nga thirrjet më të forta të marshimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related