Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Investime të tilla do t’i donte çdo vend

Publikuar me datë:

Ndërsa në Tiranë ka nisur protesta kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama e mbrojti sërish investimin, duke deklaruar nga Berati se zona nuk ka humbur statusin e saj të mbrojtur dhe se biodiversiteti nuk është vënë në rrezik.

Rama theksoi se Zvërneci ka qenë dhe mbetet zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë, “peizazh i mbrojtur”, duke kundërshtuar pretendimet se projekti cenon natyrën.

“Ka një protestë në Tiranë për të mbrojtur natyrën, por kush e ka kërcënuar natyrën? Kush e ka vënë në rrezik biodiversitetin? Protestohet se është hequr Zvërneci nga zonat e mbrojtura, por ai ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5, është edhe sot dhe do të jetë edhe nesër. Debati i vërtetë nuk është nëse do të mbrohet natyra, por çfarë Shqipërie duam të ndërtojmë në 10 apo 15 vitet e ardhshme”, tha ai.

Sipas kryeministrit, sfida kryesore është rritja e cilësisë së turizmit dhe jo mbështetja vetëm te turizmi masiv. Ai argumentoi se investime të mëdha si ai i Zvërnecit janë të domosdoshme për të rritur të ardhurat, pagat, pensionet dhe ekonominë në tërësi.

“Turizmi zhvillohet në vendet që respektojnë natyrën dhe mjedisin. Por nëse mendojmë se do të rrisim PBB-në, pagat dhe pensionet pa rritur cilësinë e turizmit, gabojmë. Nëse vazhdojmë vetëm me investime të vogla dhe hotele që sjellin turizëm masiv, nuk do të kemi zhvillim të qëndrueshëm”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se projekte të tilla do të sillnin përfitime për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga bujqësia dhe blegtoria te transporti, ndërsa pretendoi se vetëm njoftimi i investimit ka rritur disa herë vlerën e pronave në zonë.

“Investime si ky i Zvërnecit do t’i donte çdo vend. Ato mobilizojnë gjithë ekonominë përreth, nga fermerët te transporti. Pa nisur ende investimi, vlera e pronave është rritur katër herë”, deklaroi Rama.

Ndërkaq dhjetëra qytetarë janë mbledhur me pankarta në duar para institucionit qeveritar, nën thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa më pas pritet të drejtohen drejt Kryeministrisë.

Kjo është protesta e dytë e thirrur për këtë çështje, ndërsa protesta janë regjistruar edhe në Zvërnec , ku ka patur edhe përplasje të dhunshme me rojet private të sigurisë dhe protestuesve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]