Evropa përvëlohet nga vala ekstreme e të nxehtit/ Temperatura rekord dhe viktima, disa qytete në Itali në alarm të kuq

Publikuar me datë:

Një valë e pazakontë e të nxehtit ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke thyer rekorde temperaturash dhe duke shkaktuar viktima. Sipas meteorologëve, shkaku kryesor i temperaturave ekstreme në Evropën Perëndimore është fenomeni i njohur si “kupola termike”.

Një sistem i fuqishëm me presion të lartë ka bllokuar masat e nxehta të ajrit që vijnë nga Afrika e Veriut, duke penguar qarkullimin normal të atmosferës dhe duke rritur temperaturat deri në 10-15 gradë mbi mesataren sezonale. Britania e Madhe po përballet me një situatë të paprecedentë, me 11 viktima të raportuara deri tani si pasojë e temperaturave të larta.
Në Londër, termometri arriti deri në 35.1°C, duke thyer rekorde që qëndronin prej më shumë se një shekulli. Vendi po përjeton gjithashtu net tropikale të njëpasnjëshme, me temperatura që nuk zbresin nën 20°C.
Në Francë, autoritetet kanë vendosur në alarm portokalli dhjetëra rajone, përfshirë Parisin.
Deri më tani janë raportuar shtatë viktima, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në 39°C. Masa emergjente janë aktivizuar edhe për të kufizuar trafikun dhe ndotjen në zonat më të prekura.

Edhe Spanja po përballet me temperatura që i afrohen ose tejkalojnë 40°C, veçanërisht në Andaluzia dhe rajonet qendrore të vendit.
Në qytete si Sevilja, Kordoba dhe Toledo, nxehtësia po kujton kulmin e verës së korrikut.
Rekorde historike janë regjistruar edhe në Portugali, ku termometri shënoi 40.3°C, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë për muajin maj.
Ndërkohë, në Itali, qytete të mëdha si Roma, Firence, Bolonja dhe Torino janë vendosur në alarm të kuq, me autoritetet që paralajmërojnë për rrezik serioz për shëndetin publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...