Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht

Publikuar me datë:

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur në rrethana ende të paqarta, një këmbësor në fshatin Tren, në Bashkinë Devoll.

Mësohet se i plagosuri rreth 62-vjeç, është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 47 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, automjeti me drejtues shtetasin F. P., ka përplasur shtetasin L. Sh., rreth 62 vjeç, i cili sapo kishte zbritur nga një automjet tjetër.  Si pasojë e aksidentit, 62-vjeçari ka marrë dëmtime trupore dhe ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Korçës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valë e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë

Shqipëria pritet të përballet me një valë të fortë...

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...