Shkodra hap edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës për Fëmijë, 15 krijime në natën e parë

Publikuar me datë:

Shkodra është shndërruar edhe një herë në qendrën e muzikës për fëmijë, me çeljen e edicionit të 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë. Në natën e parë të këtij eventi u prezantuan 15 krijime të reja muzikore, të interpretuara live nga këngëtarët e vegjël, në një atmosferë të gjallë, plot ngjyra dhe emocione.

Mbrëmja artistike, e transmetuar në ekranin e RTSH, solli në skenë talente të reja nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke pasuruar edhe këtë vit repertorin e muzikës për fëmijë. Performancat u pritën me duartrokitje nga publiku, ndërsa festivali vijon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike për fëmijët në vend.

Dirigjenti i festivalit, Ermir Zoga, theksoi se përzgjedhja e këngës fituese për përfaqësimin e Shqipërisë në “Junior Eurovision” ka sjellë më shumë vëmendje dhe interes për këtë aktivitet ndër vite.

Në skenë u ngjitën edhe fituesja e edicionit të kaluar, Kroni Pula, si dhe anëtarja e jurisë së fëmijëve, Eden Dani, të cilat ndanë emocionet e tyre dhe përvojën në këtë festival.

Festivali do të vijojë me natën e dytë, ku do të prezantohen edhe 16 këngë të tjera të reja, në garën për çmimet e këtij edicioni dhe për mundësinë e përfaqësimit në “Junior Eurovision Song Contest”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur tre raste të armëmbajtjes...

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën...