PSG rikonfirmohet kampion i Europës, Arsenali në lot pas ruletës së penalltive

Publikuar me datë:

PSG fitoi UEFA Champions League për herë të dytë radhazi pasi triumfoi në finale ndaj Arsenalit. 90 minutat përfunduan 1-1 në Puskas Arena, ndërsa vendimtare ishin penalltitë.

Sfida nisi “zjarr” për londinezët, që kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Havertz, i cili realizoi me të majtën. 10 minuta më pas, parisienët “reklamuan” një prekje me dorë në zonë, por loja vijoi normalisht.

Pavarësisht rasteve, në pjesën e parë rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Skuadra e Enriques u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe fitoi penallti, pas një kontakti Kvara-Moskjera. Nga pika e bardhë nuk fali Dembele.

Shtesa nuk prodhoi gol, ndërsa ekipet iu drejtuan penalltive. Më e saktë u tregua PSG, që gaboi vetëm një prej tyre dhe mbron kështu titullin e fituar në sezonin e kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...