Aktivisti ngre alarmin për Velipojën: Në prag të sezonit turistik, plazhi ende i papërgatitur

Publikuar me datë:

Velipoja ndodhet vetëm pak ditë larg nisjes së sezonit veror, por sipas denoncimit të një aktivisti lokal, zona turistike vazhdon të përballet me probleme të shumta infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh.

Përmes një reagimi publik, ai kritikon drejtuesit e Bashkisë Shkodër, duke pretenduar se Velipoja nuk është ende gati për të pritur pushuesit. Sipas tij, zona paraqitet e ndotur, me rrugë të dëmtuara, trotuare të prishura dhe mungesë ndërhyrjesh nga institucionet përgjegjëse.

“Mos të habitet askush pse drejtuesit e bashkisë nuk organizojnë hapjen e sezonit turistik në Velipojë. Edhe në këtë kohë, Velipoja ende nuk është gati, e ndotur, pa shërbime, me rrugë të prishura e trotuare të dëmtuara nga vetë puna e bashkisë”, shprehet ai.

Aktivisti shton se problematikat e evidentuara rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në veri të vendit, ndërsa thekson se shumë prej mangësive po zgjidhen nga bizneset private dhe jo nga institucionet lokale.

Reagimi vjen në një kohë kur Velipoja po përgatitet për fluksin e turistëve të sezonit veror dhe kur autoritetet lokale kanë deklaruar se janë duke marrë masa për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Reagimi i plotë

Velipoja sot 😥

Mos te habitet kush pse drejtuesit e bashkise, Ermira Teliti dhe Benet Beci nuk organizojne hapjen e sezonit turistik ne Velipoje!

Edhe ne kete kohe, Velipoja ende nuk asht gati, e ndotun, pa sherbime, me rruge te prishuna e trotuare te demtume nga vete puna e bashkise. Nji rremuje qe me siguri do te rregullohet nga vete privati, sepse drejtuesit e bashkise duket se as nuk e dijne se ku asht Velipoja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related