Gjykata e Lartë lë në burg Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn

Publikuar me datë:

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Çelës  dhe të Sergej Hasanpapajt, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala.

Mario Çela dhe Sergej Hasanpapaj u ekstraduan disa muaj më parë nga Belgjika, ku ishin arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas SPAK, Mario Çela dyshohet për veprat penale “vrasja me paramendim”, “organizata kriminale”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “korrupsioni aktiv në sektorin privat”.

Ndërkohë, Sergej Hasanpapaj akuzohet për disa vepra të rënda penale dhe, veçanërisht, si autor i dyshuar i vrasjes së shtetasit Bledar Muça në Belgjikë.

Me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, të dy të dyshuarit do të vijojnë të qëndrojnë në paraburgim ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...