EMRAT/ U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy 2 rinjtë nga Saranda

Publikuar me datë:

Jerasimo Korkuti 31 vjeç nga fshati Gjashtë i Sarandës dhe Andi Beqiri 27 vjeç nga Konispoli, janë dy të rinjtë e arrestuar dy ditë më parë nga policia greke pas plagosjen së një pakistanezi dhe pas ndjekjes episodike në Athinë ku mjeti i tyre “BMW” u përplas me disa mjete të tjera.

Bashkë me ta u arrestua edhe një grek 30-vjecar, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi, i cili dyshohet si autori kryesor i plagosjes së pakistanezit në dyqanin e tij, teksa u fut brenda i maskuar me një nga shqiptarët. Një përson i katërt, i dyshuar si shqiptar, mësohet se ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia.

27-vjecari nga Konispoli, Andi Beqiri, nuk është një emër i panjohur për policinë greke. Në shtator 2022 ai është kapur në zonën e Haidarit në Athinë në një automjet ku u gjeten 2 Kallashnikovë me dy krehëra me 90 fishekë. Në makinë u gjetën edhe dy bileta që i përkisnin qytetit kufitar me Shqipërinë, Igumenicës. Bashkë më të u arrestua edhe 41-vjecari Viktor Cala. Ky i fundi rezultoi person në kërkim në Greqi, i dyshuar si autor i vrasjes së një romi dhe tentativës së vrasjes ndaj një shqiptari. Lidhur me vrasjen, policia zbuloi se ajo ishte urdhëruar nga 49-vjecari nga Berati, Klod Cara alias Klodian Lekocaj, person i burgosur prej vitesh në Greqi dhe i akuzuar si urdhërues i dhjetra krimeve të rënda, përfshirë disa vrasje.

Lidhur me plagosjen e pakistanezit dy ditë më parë në Patisia, policia dyshon se është kryer për larje hesapesh. Autor i saj është 30-vjecari grek, i cili ka qenë më parë i përfshirë në një plagosje me thikë të një biznesmeni dhe në një vrasje në kuadër të përplasjes së huliganëvë tifozë grekë. Në dyqanin e pakistanezit ai hyri se bashku me një nga shqiptarët, duke pasur fytyrat të mbuluara me maska kirurgjikale. Pas ngjarjes  ata i priste një BMË, me të cilën u larguan por u përplasën me disa mjete të tjera deri sa u ndaluan nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]