75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Publikuar me datë:

Miku i kryeministrit, me dosje penale në SHBA dhe në gjykim atje, do të administrojë rezervën shtetërore të naftës (250 mijë ton), që ligji e ndalon kategorikisht t’i jepet privatëve. Për të financuar skemën, Rama ka sajuar një taksë të re për konsumatorët; 300 milionë euro gjithsej, nga të cilat 75 milionë do t’i shkojnë Yeffet-it ‘për administrim’. Kompania e tij ‘1820 Black Oil’ u krijua më 15 dhjetor 2023, me kapital 3.5 milionë lekë dhe bazë në Porto Romano…

Miku dhe klienti i kryeministrit Edi Rama, izraeliti Ron Yeffet, me dosje si mashtrues dhe në gjykim në SHBA, ka ngulur “kthetrat” në një sektor tjetër strategjik të sigurisë kombëtare në Shqipëri, një biznes prej të cilit do të përfitojë miliona euro vetëm me letra formale.

Sipas informacionit, kryeministri Edi Rama i ka bërë gati izraelitit Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar me objekt administrimin e rezervës shtetërore të karburanteve, që do të përdoret në raste krizash të bllokimit të tregut ndërkombëtar.

Rezerva shtetërore e naftës, që duhet të garantojë jo më pak se 90 ditë furnizim, do të administrohet, menaxhohet e shitet nga një Autoritet Shtetëror për Rezervën e Karburantit, i krijuar me ligj.

Por Autoriteti Shtetëror, me përbërje bordi nga Ministria e Financave, Ministria e Energjisë dhe Ministria e Ekonomisë, do të ketë rol formal, pasi sipas informacionit, rezervën e karburanteve do ta administrojë mafiozi izraelit Ron Yeffet.

Ekspertët e sigurisë thonë se rezerva e karburanteve duhet të administrohet vetëm nga subjekte shtetërore, e jo me koncesion privat, qoftë edhe të certifikuar nga agjencitë partnere të sigurisë.

Sepse edhe sipas ligjit, është e ndaluar kategorikisht të administrohet nga subjekte private, për më tepër nga të huaj, e aq më keq, me dosje penale dhe aktivitete të paligjshme në SHBA dhe disa vende anëtare të NATO-s, siç është izraeliti Ron Yeffet.

Por kryeministri Edi Rama, duke shpërfillur këtë detyrim ligjor të sigurisë kombëtare, e ka ndarë mendjen që edhe administrimin e rezervës shtetërore të karburanteve të Shqipërisë t’ia japë mikut dhe klientit të tij Ron Yeffet, me koncesion 20-vjeçar e përfitim të madh.

Për të siguruar rezervën shtetërore në sasi 250 mijë ton karburante, kryeministri Edi Rama ka sajuar ligj për të shtuar një taksë tjetër në tregun e karburanteve, të cilën do ta paguajnë konsumatorët në çmimin fundor të blerjes së karburanteve.

Vlera totale e kësaj takse parashikohet të jetë rreth 300 milionë euro dhe do të trajtohet si “e ardhur koncesionare”, ndërsa sipas informacionit nga Ministria e Financave, 25% e vlerës, baraz me 75 milionë euro, do t’i jepet izraelitit Ron Yeffet, për gjoja garantim e administrim të rezervës së karburanteve, ku përfshihet dhe negocimi i tij me kompanitë importuese.

Miku e klienti izraelit i kryeministrit Edi Rama ka bërë aplikimin formal në qeveri për të marrë të drejtën e koncesionit 20-vjeçar të rezervës shtetërore të karburanteve.

Ai ka dorëzuar kërkesën në emër të kompanisë së tij “1820 Black Oil” Sh.p.k., me aktivitet importin dhe tregtinë e karburanteve, të krijuar më datë 15 dhjetor 2023, me kapital 3.5 milionë lekë dhe adresë e bazë depozitash në Porto Romano-Durrës.

Përveç monopolit të armëve, municioneve e mjeteve ushtarake, SPAK mund ta hetojë edhe këtë aferë të Edi Ramës me izraelitin famëkeq Ron Yeffet, me dosje për mashtrime në SHBA dhe përfshirje në rrjete mafioze, sepse përveç zhvatjes së shqiptarëve, cënon sigurinë kombëtare.

Nga Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

La Gjermaninë për Shqipërinë, mesfushori prezantohet tek ekipi i ri

Tim Civeja është zyrtarisht lojtar i Karlsruher në Bundesliga...

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur nga protestuesit ditën...