60-vjetori i Ansamblit “Çiftelia” në Lezhë

Publikuar me datë:

Ansambli “Çiftelia” në Lezhë festoi 60-vjetorin e krijimit të tij përmes një veprimtarie artistike, e cila u organizua në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”. Artistët sollën këngë dhe interpretime që kanë lënë gjurmë në historinë e ansamblit, duke përcjellë emocione dhe kujtime për publikun që është rritur me tingujt e çiftelisë dhe muzikës tradicionale shqiptare.
Festa e 60-vjetorit ishte edhe një homazh për artistët, instrumentistët dhe të gjithë kontribuuesit që ndër vite kanë qenë pjesë e ansamblit, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare, e cila vijon të përcillet edhe te brezat e rinj.
I pranishëm në këtë veprimtari artistike ishte edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili tha se ky ansambël ka lënë gjurmë në historinë e folklorit shqiptar.
Për dekada me radhë, Ansambli “Çiftelia” ka qenë një nga grupet artistike që ka mbajtur gjallë folklorin, këngën tradicionale dhe motivet burimore të Lezhës, duke u kthyer në simbol të identitetit kulturor të zonës. Me repertorin e pasur dhe interpretimet ndër vite, ansambli ka shoqëruar aktivitete artistike, festivale dhe ngjarje kulturore që kanë bashkuar breza të tërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...