5000 euro poshtë dyshekut dhe 70 doza kokaine në makinë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali!

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali, i akuzuar për trafik droge.

21-vjeçari shqiptar u kap në Roncade, teksa po i shiste një dozë kokaine një blerësi italian kundrejt pagesës prej 60 eurosh. Gjatë kontrollit, policia zbuloi poshtë makinës që drejtonte i riu një enë metalike me magnet, e fshehur në pjesën e poshtme të automjetit. Brenda saj ndodheshin edhe 70 doza të tjera kokaine, të ndara dhe gati për shitje.

Kontrollet vijuan dhe u sekuestruan 880 euro cash që shqiptari mbante me vete, ndërsa në dhomën e tij u gjetën edhe 5 mijë euro të fshehura poshtë dyshekut të krevatit. Tufa e parave ishte në prerje 10, 20 dhe 50 euroshe.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari ishte pjesë e një rrjeti që funksiononte me takime të organizuara përmes telefonit, ndalesa të shpejta dhe dorëzime të drogës direkt nga dritarja e makinës, për të shmangur kontrollet dhe për të qenë vazhdimisht në lëvizje. Hetuesit dyshojnë se rrjeti përdorte komunikime të koduara në telefon për organizimin e shitjeve dhe lëvizte vazhdimisht për të shmangur vëzhgimin e policisë. Pas arrestimit, 21-vjeçari shqiptar është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane dhe pritet të dalë para gjykatës në seancën dëgjimore të drejtpërdrejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe