449 milionë lekë për linjën e re elektrike Bogë–Theth, OSSH nis tenderin

Publikuar me datë:

Një investim prej rreth 449 milionë lekësh, ose mbi 4.5 milionë euro, pritet të ndryshojë infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike në aksin Bogë–Theth.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e një linje të re elektrike 35 kV, e cila do të zëvendësojë rrjetin ekzistues që prej dekadash furnizon zonën.

Aktualisht, Thethi mbështetet në një linjë 6 kV, e ndërtuar rreth viteve ’70 dhe me një gjatësi mbi 40 kilometra. Vjetërsia e rrjetit dhe distanca e madhe kanë sjellë probleme me tensionin dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë, veçanërisht në një zonë ku vitet e fundit është rritur ndjeshëm aktiviteti turistik.

Sipas projektit, linja e re do të nisë nga nënstacioni i Bogës dhe do të shtrihet deri pranë Fushë-Thethit, në një trase rreth 17.5 kilometra të gjatë. Për ndërtimin e saj parashikohet vendosja e rreth 95 shtyllave metalike, të dimensionuara sipas parametrave të linjave 110 kV, ndërsa në fazën e parë do të operojnë në 35 kV.

Pjesë e projektit është edhe një kabllo optike me 48 fibra, e cila do të vendoset përgjatë linjës dhe do të shërbejë për komunikimin, monitorimin dhe kontrollin e infrastrukturës elektrike.

Ndërtimi i linjës së re konsiderohet një hap paraprak për një tjetër investim të rëndësishëm: nënstacionin e ri 35/6 kV në Theth. Ky nënstacion synon të rrisë kapacitetin e furnizimit dhe t’i përgjigjet kërkesës në rritje për energji, të lidhur kryesisht me zhvillimin e hoteleve, bujtinave dhe bizneseve turistike.

Sipas parashikimeve të OSSH-së, ndërhyrja pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së furnizimit. SAIDI, treguesi që mat kohëzgjatjen mesatare të ndërprerjeve, synohet të ulet nga 85.22 orë në 8.5 orë. Ndërkohë, SAIFI, që mat shpeshtësinë e ndërprerjeve, parashikohet të zbresë nga 18.97 në 1.8.

Kalimi nga rrjeti 6 kV në 35 kV pritet të ulë gjithashtu humbjet teknike dhe të krijojë kapacitete të reja për furnizimin me energji të zonës, në një kohë kur Thethi po përjeton një zgjerim të shpejtë të aktivitetit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valëviti flamurin “Autochthon”, 19-vjeçarja shqiptare del para gjykatës në Mal të Zi

Valevitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në...

Grabitje e armatosur në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën...

Bahçalleku, mes punimeve dhe radhëve të gjata të automjeteve

Megjithëse fluksi i lëvizjeve në zonën e Bahçallëkut është...