4 protestues do të qëndrojnë sot në qeli, dalin nesër para gjykatës

Publikuar me datë:

Katër protestues të arrestuar gjatë trazirave që shoqëruan manifestimin e sotëm para Kuvendit të Shqipërisë do të kalojnë natën në qeli, ndërsa nesër pritet të paraqiten para Gjykatës së Tiranës për të mësuar mbi masën e sigurisë që do t’u caktohet.

Këta individë përballen me akuzën për “shkatërrim prone”.

Siç raportojnë burimet, numri total i personave të ndaluar gjatë protestës arrin në 20.

Disa prej tyre janë dërguar në komisariat për procedura verifikimi, ndërsa katër protestuesve u është vendosur masa e ndalimit, duke i detyruar ata të qëndrojnë në qeli deri në seancën gjyqësore të planifikuar për nesër.

Ndërhyrja e policisë gjatë protestës është shoqëruar me tension dhe përplasje, dhe në pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes, duket efekti i arrestimit të protestuesve mes shtyrjeve dhe kaosit të krijuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related