3 kamionë dhe një furgon përfshihen në aksident në Qafë-Plloçë, bllokohet qarkullimi

Publikuar me datë:

s

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Qafë-Plloçë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një fugon transporti udhëtarësh.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se njëri prej kamionëve transportonte lëndë djegëse, çka ka shtuar rrezikun në zonë dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të autoriteteve.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi në këtë segment është vështirësuar, ndërsa mjetet po devijohen përmes një by-pass-i të improvizuar pranë një karburanti.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat po punojnë për orientimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasja e Arlinda Zekajt, avokati Ibraj: Efektivi i policisë duhet të ishte në burg…

Avokati Kujtim Ibraj ka vlerësuar se vrasja e Arlinda...

OKB ngre alarmin: 28.8 milionë persona në Kongo vuajnë nga pasiguria ushqimore

Mbi 28 milionë persona në Republikën Demokratike të Kongos...

Nga rrëmbimi për tenderat e AKSHI-t te kërcënimet me vdekje, Gerond Meçe rrëfen shantazhin: “Do të vrasim ty dhe familjarët e tu”!

Në emisionin “Në Shënjeshtër” u trajtua rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, administrator i kompanisë “Advanced Business Solutions ABS”, i cili pretendon se u mor peng më 12 gusht 2025 nga persona të maskuar si efektivë të Policisë dhe të BKH-së. Sipas dëshmisë së tij, ai u dërgua drejt zonës së Krrabës, u kërcënua dhe u […]