15 elefantë gjenden të ngordhur në Kenia, dyshohet se hëngrën domate të kontaminuara me cianur

Publikuar me datë:

Pesëmbëdhjetë elefantë kanë ngordhur brenda një muaji në ekosistemin e Parkut Kombëtar Amboseli, në jug të Kenias, pranë kufirit me Tanzaninë. Sipas autoriteteve të Kenya Wildlife Service (KWS), shkaku i mundshëm është helmimi nga domate të kontaminuara me pesticide që përmbanin cianur.

Ngordhjet u regjistruan mes datave 24 qershor dhe 24 korrik në Parkun Kombëtar Amboseli, si dhe në zonat përreth Kimana Conservancy dhe Kuku Ranch. Dhjetë prej elefantëve shfaqën simptoma të paralizës së pjesshme përpara se të ngordhnin brenda dy ditësh, ndërsa pesë të tjerë u gjetën të dekompozuar dhe pjesërisht të ngrënë nga kafshë grabitqare.

Sipas autoriteteve, shumica e viktimave ishin elefante femra të rritura dhe këlyshët e tyre, ndërsa vetëm një prej elefantëve të ngordhur ishte mashkull.

Hetimet nisën pasi rojtarët e parkut vunë re raste të elefantëve që shfaqnin shqetësime të papritura shëndetësore përpara se të rrëzoheshin. Analizat e para laboratorike dhanë rezultate kontradiktore, por testet e mëvonshme zbuluan gjurmë cianuri.

Drejtori i Përgjithshëm i KWS, Erustus Kanga, deklaroi se cianuri është një substancë tepër toksike, veçanërisht për elefantët. Sipas hetimeve paraprake, kafshët dyshohet se konsumuan domate të spërkatura me pesticide me bazë cianuri në toka bujqësore pranë parkut, çka mendohet të ketë shkaktuar helmimin fatal.

Autoritetet keniane vijojnë hetimet për të konfirmuar plotësisht shkakun e ngordhjes së elefantëve dhe për të përcaktuar përgjegjësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]