12- vjeçari nga protesta:“Na kërcënuan me thikë, por t’i vënë gishtin kokës…”

Publikuar me datë:

Një 12-vjeçar ka folur nga sheshi “Skënderbej”, ku po zhvillohet protesta kundër qeverisë, duke përcjellë një mesazh të fortë për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

12-vjeçari tha se ka dalë në protestë sepse nuk dëshiron të largohet nga vendi, ndërsa gjatë fjalës së tij denoncoi edhe një rast ku, sipas tij, protestuesit janë kërcënuar me thikë. Ai falënderoi gazetarin Osman Stafa dhe News24 për pasqyrimin e protestës, ndërsa tregoi edhe rastin që pretendon se ka ndodhur gjatë protestave.

“Ju falënderoj juve, Osman, dhe News24 për kontributin e çmuar që jepni për protestën. Jam këtu sepse nuk dua të largohem nga vendi. Jam 12 vjeç dhe protestoj kundër këtij regjimi komunist. Nuk dua të largohem nga Shqipëria në një moshë kaq të vogël. Dua ta jetoj jetën time në Shqipëri.

Vëllai im ka ikur që 14 vjeç në Itali. Taulant Balla ka nxjerrë një video të një makine me targa angleze, duke ecur përpara. Ajo makinë ka marrë përpara dy qytetarë me parafango dhe na ka nxjerrë thikën. Por Taulant Balla thoshte se e kemi sharë. Por ata na kërcënuan. Mendoj se ai person duhet t’i vërë gishtin kokës dhe t’ia drejtojë këtë thikë atij që e detyroi që të largohej nga Shqipëria.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ja pse Japonia kërkon ndryshimin e hartës së OKB-së

Japonia ka kërkuar që operatori i një harte të...

Gjyqtarët e kallëzuan në SPAK, si përgjigjet ministri Malaj

Ministri i Financave, Petrit Malaj përmes një postimi në...

Disiplina publikon vendimet, penalizohen disa skuadra të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit...