Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e ri, Emiljano Musta firmos me kuqeblutë

Publikuar me datë:

Klubi i futbollit KF Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të majtë Emiljano Musta për sezonin e ri.

Përmes një njoftimi zyrtar, Vllaznia bëri të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu në kampionat dhe në arenën europiane.

Klubi shkodran vlerëson eksperiencën e Mustës në futbollin shqiptar, duke theksuar se ai pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të ekipit gjatë sezonit të ardhshëm.

“Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë”, shkruan klubi në mesazhin e mirëseardhjes për mbrojtësin e majtë.

Musta bëhet kështu një nga afrimet e Vllaznisë në këtë merkato vere, teksa kuqeblutë vijojnë përgatitjet për sfidat e sezonit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...

Kryeministri: Bashkimi Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik e social të komuniteteve

“Diskutim për bashkimin Vlorë–Selenicë, në funksion të fuqizimit ekonomik...

Zjarret/ 3 vatra aktive, shuhen flakët në Dibër dhe Fier

Në 24 orët e fundit janë raportuar 11 vatra...