Zjarri përhap panik në Fier, banorët: Si këto flakë s’kishim parë ndonjëherë

Publikuar me datë:

Situata në Drizë të Fierit vijon të mbetet problematike, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe të favorizuara nga era, duke iu afruar zonave të banuara dhe duke shkaktuar panik te banorët.

Banorët e zonës për mediat tregojnë momentet e frikës kur panë zjarrin të përhapej pranë banesave të tyre.

“Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, u shpreh një banor.

Një tjetër banore rrëfeu se zjarri i gjeti të papërgatitur, ndërsa ndodheshin në shtëpi.

Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha ajo.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Emergjencave Civile vijojnë ndërhyrjen në terren për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur rrezikun për banesat dhe banorët e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...