Zjarri përfshin Taraboshin, flakët përhapen në drejtim të malit të Oblikës

Publikuar me datë:

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Taraboshit, në pjesën e malit të Oblikës, pranë lagjes Xhaferaj në Shkodër.

Zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme, duke djegur shkurre, ullishte dhe sipërfaqe me bimësi pyjore. Terreni i thyer dhe i vështirë për t’u aksesuar po e komplikon ndërhyrjen, pasi mjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen në të gjitha pikat ku janë përhapur flakët.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Emergjencave Civile janë angazhuar në terren, ndërsa puna vijon për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.

Situata mbetet nën monitorim, ndërsa përhapja e flakëve dhe kushtet e terrenit e bëjnë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë.

Banorëve të zonës u kërkohet të shmangin afrimin pranë vatrës dhe të mos ndërhyjnë vetë, përveç rasteve kur janë të organizuar dhe nën udhëzimin e strukturave përgjegjëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related