‘Do përfundojmë keq, shpirt’/ Angazhimi i Vlora Hysenit për të shpëtuar Agasin. Drejtoresha u pyet 5 ditë para arrestimit

Publikuar me datë:

Më 18 shtator, Vlora Hyseni është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit si person në dijeni, teksa kërkesa e SPAK për arrestimin e saj kishte rreth 5 ditë që priste vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Mësohet se Hyseni ka pranuar kontaktet me Ergys Agasin gjatë kohës që ky i fundit ndodhej në arrati, por mohon se e ka takuar fizikisht, por ndryshe dyshon organi hetues.

Hyseni ka pretenduar se me Agasin ka patur kontakte në cilësinë e bashkëpunëtorit, njësoj, siç pretendon ajo, ka me shumë persona të tjerë në cilësinë e kryeagjentes së SHISH.

Por SPAK nga ana tjetër pretendon se marrëdhënia mes tyre ka qenë më shumë se profesionale.

Në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit në “Equos Resort”, janë gjetur disa materiale, të cilat dyshohet se ishin të Shërbimit Informativ të Shtetit.

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi tek halli jot”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”, mësohet të jetë një nga fragemtentet e shkëputura nga dosja hetimore.

Sipas të njëjtave burime, SPAK disponon edhe pamje filmike të takimeve dhe mes tyre që rrëzojnë pretendimin e Hysenit se me Agasin ka patur vetëm biseda telefonike në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Ndërkohë mësohet se një pjesë të kohës që ishte në kërkim për dosjen e AKSHI-t, ka qëndruar pranë vilave qeveritare në Durrës, ku dyshohet se është ndihmuar nga Hyseni për t’iu shmangur arrestimit, por pavarësisht zërave nëse ka vënë në dispozicion mjete dhe pajisje të SHISH, për diçka të tillë, kjo nuk u arrit të konfirmohej nga interesimi për çështjen.

Menaxheri i “Kodrës së Kuajve”, i çonte ushqim dhe sende të tjera të bevojshme Agasit sipas SPAK, pavarësisht se ishte në dijeni të pozitës ligjore duke përkrahur kështu një person në kërkim./F.Gjinaj – Syri.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related