Situata në lagjen Pepaj, Gojan i Madh, Bashkia Pukë, paraqitet drejt përmirësimit, falë ndërhyrjes së pandërprerë dhe angazhimit të të gjitha strukturave në terren. Si pasojë e zjarrit janë djegur 3 banesa të braktisura, ndërsa janë shpëtuar 2 banesa të banuara.
Në të gjithë zonën Gojan–Gjegjan–Tërbun janë angazhuar 255 forca dhe 11 mjete zjarrfikëse: 50 efektivë MZSH nga Puka, Fushë-Arrëzi, Kamza, Kukësi, Hasi dhe Shkodra, 14 punonjës të Shërbimit Pyjor, 68 punonjës të shërbimeve vendore, 70 vullnetarë dhe banorë të zonës, si dhe 53 efektivë të Forcave të Armatosura.
Prefektura e Qarkut Shkodër, në koordinim me Bashkinë Pukë, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, vijon koordinimin e operacionit për izolimin dhe shuarjen e vatrave.
Në zonën e banesave janë dislokuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa aktualisht operacioni po mbështetet edhe nga ajri me 1 helikopter të Forcave të Armatosura.
Forcat mbeten të angazhuara në terren, me prioritet mbrojtjen e jetës së banorëve, banesave dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave.

