Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë vijon të jetë jashtë kontrollit

Publikuar me datë:

Prej tre ditësh, një vatër zjarri vazhdon të jetë aktive në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ndërsa autoritetet përpiqen të shuajnë tërësisht flakët që rikthehen në mënyrë të përsëritur. Vatra është pozicionuar në një zonë pyjore nën antenat dhe riaktivizohet shpesh, edhe pas ndërhyrjeve të shumta nga ekipet në terren.

Gjatë ditës së premte, rreth 20 pjesëtarë të Forcave të Armatosura iu bashkuan punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe ekipeve zjarrfikëse, duke u përfshirë në përpjekjet për të izoluar dhe shuar zjarrin.

Sipas zjarrfikësve, sfida më e madhe mbetet shtresa e humusit që ndodhet nën sipërfaqe, pasi ajo vijon të digjet nëntokë dhe bën të mundur rikthimin e flakëve edhe kur ato duken të fikura lart.

Situata, sipas autoriteteve, është shqetësuese për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit në zona të tjera të Parkut Kombëtar të Llogarasë, në rast se nuk arrihet kontrolli i plotë mbi të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...