Zjarret kërcënojnë Francën dhe Spanjën, mbi 250 mijë persona të evakuuar

Publikuar me datë:

Zjarrët masive pyjore që kanë përfshirë jugperëndimin e Francës dhe disa rajone të Spanjës janë duke u përhapur me intensitet, duke detyruar evakuimin e mbi 250 mijë banorëve. Temperaturat e larta së bashku me erërat e forta po e komplikojnë përpjekjet e zjarrfikësve, teksa flakët po avancojnë drejt Bordosë në Francë.

Në territorin francez, autoritetet kanë larguar afërsisht 200 mijë persona nga zonat Gironde dhe Landes. Për të ndihmuar në kontrollin e situatës, edhe ushtria është vënë në dispozicion të shuarjes së zjarreve. Presidenti Emmanuel Macron pritet të mbledhë ministrat në një takim emergjent, ndërkohë që rreth 30 vatra të zjarrit vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjithë Francën.

Sipas të dhënave nga autoritetet franceze, flakët ndodhen afro 40 deri në 50 kilometra larg Bordosë, ndërsa re të mëdha tymi kanë përfshirë qytetin, duke shtuar frikën te banorët.

Situata mbetet e tensionuar edhe në Spanjë, edhe pse ndryshimet e fundit të motit kanë dhënë njëfarë lehtësimi në zonat pranë Madridit. Kryeministri Pedro Sánchez deklaroi se vendi po kalon “momente të vështira”, por theksoi se ekziston mundësia që zjarret të vihen nën kontroll.

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar viktimën e parë nga këto zjarre: një burrë rreth të 70-ave u gjet i vdekur në makinën e tij gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve në rajonin e Valencias.

Që prej fillimit të vitit në Spanjë janë shkatërruar rreth 130 mijë hektarë tokë nga zjarret, ndërsa në Francë sipërfaqja e djegur arrin rreth 98 mijë hektarë. Për shkak të kësaj krize, etapa finale e Tour de France është shkurtuar për t’i dhënë mundësi forcave të sigurisë të përqendrohen në zonat në rrezik.

Bashkimi Evropian ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile në ndihmë të Francës. Në misionin e ndihmës do të marrin pjesë avionë zjarrfikës nga Kroacia dhe Portugalia, helikopterë të ardhur nga Çekia dhe Sllovakia, si edhe ekipe të specializuara rumune.

Komisionerja e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib, ka paralajmëruar se Evropa mund të përjetojë një nga sezonet më të rënda të zjarreve në historinë e saj, ndërsa në javët në vijim rrymat e të nxehtit mund të rrisin rrezikun për shpërthimin e vatrave të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Të reja nga aksidenti në Portin e Durrësit, si e shtypi shoferi i kamionit kolegun

Zbardhen të tjera të dhëna lidhur me aksidentin tragjik...

Bardh Spahia: Deklaratat e Vuçiçit janë kërcënim për Kosovën, Rama po hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas...

“Katër Stinët” e Vivaldit tingëllojnë sonte në Shkodër

Shkodra do të mirëpresë mbrëmjen e sotme një aktivitet...