Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi

Publikuar me datë:

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në fshatin Pllanë të Lezhës ku ka përfshirë një parcelë të mbjellë me pemë dhe vreshta rrushi, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera përreth.

Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje ka ndërhyrë Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), i cili ka punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u vu nën kontroll dhe u fik plotësisht, duke shmangur dëme më të mëdha në zonë. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related