Zjarr në kompleksin ‘Kadiu’ te Ali Demi, evakuohen banorët

Publikuar me datë:

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”.

Sipas raportimeve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa tymi i dendur është përhapur me shpejtësi në ambientet e pallatit, duke detyruar evakuimin e banorëve.

Si pasojë e incidentit, një banore ka pësuar asfiksi nga tymi dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.

View this post on Instagram   A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

AKU garanton fermerët: Plehu Ure plotëson kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të Informimit të...

Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores

Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore”...