Zhupa: Të shfuqizohen ligjet që kanë dhuruar Shqipërinë tek klientët e pushtetit

Publikuar me datë:

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa nga foltorja e Kuvendit ka reaguar për protestat masive që po mbahen në Tiranë, dhe mbarë diasporën ku jetojnë shqiptarë.

Ajo iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit dhe qeverisë, që të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Ajo u ndal veçanërisht te projektligji për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke theksuar se ai lidhet drejtpërdrejt me rekomandimet e Parlamentit Europian dhe me kërkesat e protestuesve që kundërshtojnë ndërhyrjet në zonat e mbrojtura.

“Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin; kur do dhe si do Edi Rama. Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë.

Në fakt është i vetmi pr/ligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Edhe ça bëni ju? E lini pa data. Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Që s’i numëron ata me syzet e miopit, por me të realitetit.

Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë.””, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qukës, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qukës, pranë...

EMRAT/ Parcelë me kanabis në Dibër, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana

Policia e Dibrës ka arrestuar sot një 43-vjeçar nga...

Protesta te Kryeministria dhe përvjetori i PS-së, ja rrugët që do bllokohen në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar bllokimin e rrugëve në...