Zëri i grave shqiptare në Rajon / Marina Duhani kontribuon në Konferencën për paqen në Ballkan

Publikuar me datë:

Roli i grave në proceset e paqes dhe bashkëpunimit rajonal ka qenë në qendër të një konference të rëndësishme të zhvilluar në Shkup, ku ka marrë pjesë edhe këshilltarja bashkiake e Shkodrës, Marina Duhani.

Duhani ishte pjesë e Konferencës Rajonale të Dialogut me temë “Translating Peace Agreements into Reality: Women Drive Sustainable Peace in the Western Balkans”, e mbajtur më 22 maj 2026 në Shkup, një forum që solli së bashku përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë aktivitet, ajo përfaqësoi Shqipërinë në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Aleancës Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiakë të Shqipërisë, si dhe si përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë.

Konferenca u vlerësua si një platformë e rëndësishme dialogu mbi përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon, me theks të veçantë në rritjen e rolit të tyre në vendimmarrje.

Në një reagim të saj, Marina Duhani u shpreh se pjesëmarrja e grave në proceset e paqes është thelbësore për një stabilitet më të fortë dhe më të drejtë në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se paqja bëhet më e qëndrueshme kur gratë janë pjesë aktive e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vëllai i Igli Tares, Agron Tare paraqitet në SPAK

Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe...

“Do të ndryshojmë ligjin“/ Rama: Bojkoti është i papranueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj bojkotit të mësimit...

Gjenden mbetje mortore në Kosovë, dyshohet se i përkasin viktimave të luftës

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë...