“30 minuta për dy kilometër në Milot-Lezhë”/ Deputeti Gjin Gjoni denoncon trafikun e rënduar

Publikuar me datë:

Edhe pa nisur sezoni veror, aksi Milot–Lezhë po jep sinjalin e parë të kolapsit rrugor, me radhë kilometrike dhe pritje që zgjasin më shumë se gjysmë ore për pak kilometra rrugë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku denoncon gjendjen e trafikut në aksin rrugor Milot–Lezhë, ende pa nisur zyrtarisht sezoni veror.

Në videon e shpërndarë, Gjoni shprehet se qytetarët dhe vizitorët po përballen me pritje të gjata, veçanërisht në hyrje të qytetit të Lezhës, ku sipas tij për të përshkuar vetëm rreth 2 kilometra rrugë nevojiten mbi 30 minuta.

Ai e cilëson situatën “të papranueshme dhe skandaloze” për një zonë turistike që, sipas tij, çdo vit pret mijëra vizitorë, ndërsa thekson mungesën e zgjidhjeve dhe investimeve konkrete në infrastrukturë.

“Ende pa nisur sezoni veror, kjo është gjendja e trafikut në aksin Milot–Lezhë… Nëse kjo është gjendja sot, çfarë do të ndodhë në korrik dhe gusht?”, shprehet Gjoni në reagimin e tij.

Denoncimi i tij vjen në një moment kur fluksi i automjeteve në zonat bregdetare pritet të rritet ndjeshëm me afrimin e sezonit turistik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...