Konkursi i Këngës në Eurovision 2027 do të organizohet në Burgas të Bullgarisë.
Bullgaria fitoi të drejtën për të pritur eventin vitin e ardhshëm falë triumfit të këngëtares Dara, e cila siguroi vendin e parë në konkursin e këtij viti të mbajtur në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë, gjatë muajit maj.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) bashkë me Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) kanë konfirmuar tashmë se edicioni i 71-të i Eurovision Song Contest do të zhvillohet në qytetin Burgas në maj të vitit 2027.
Ngjarja do të mbahet në Arenën Burgas, kompleksi më i ri sportiv dhe argëtues në Bullgari, i cili u inaugurua në vitin 2023.

