Xheneta Fetahu rrëfen jetën para famës: Kam punuar me të moshuarit, si kamariere dhe menaxhere hoteli

Publikuar me datë:

Xheneta Fetahu ka rrëfyer së fundmi detaje nga jeta e saj përpara famës, gjatë një interviste në emisionin She’s on Air në Top Albania Radio.

Ajo foli hapur për jetën që ka bërë në Suedi, punët e ndryshme që ka ushtruar ndër vite dhe sakrificat që, sipas saj, e kanë formuar si personin që është sot.

“Nëse flasim për jetën në Kosovë nuk është se kam patur punë, jam zgjuar herët, kam takuar shoqet, kemi dalë për kafe, drekë dhe darkë. Por nëse flasim për jetën në Suedi, kam shkuar te hoteli ku kam punuar dhe jeta ka vazhduar njësoj. Nëse është një ditë pushimi, është ajo dita që unë kam qejf vetëm me qëndruar shtrirë dhe me pa seriale truke”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse i është trembur ndonjëherë punës, Xheneta tha:

“Asnjëherë, nuk i kam thënë asnjëherë punës jo. Kam punuar lloj-lloj punësh të ndryshme, nuk kam turp t’i përmend nga e para deri tek e fundit. Mendoj se secila punë më ka bërë për Xhenetën që jam sot dhe forcën që kam krijuar. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim tek vetja, nga një punë më e vogël mund të arrish te një më e lartë”.

Ajo tregoi gjithashtu se ka punuar me të moshuarit në Suedi, si kameriere në restorante dhe si menaxhere hoteli, duke theksuar se çdo eksperiencë ka ndikuar në rrugëtimin e saj personal dhe profesional.

Ndër të tjera, Xheneta zbuloi edhe pagën e saj të parë në Suedi.

“Në Suedi nuk janë çmimet e ulëta, ka qenë diku 1500”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...