Vrasja në Dukagjin/ Tre makina kaluan pranë viktimave, telefonata në polici u bë një orë më vonë

Publikuar me datë:

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimi për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin, ku Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa Lazër Bashi mbeti i plagosur.

Sipas burimeve, pas ngjarjes, të paktën tre automjete kanë kaluar pranë vendit ku ndodhej fuoristrada e viktimave. Megjithëse situata ka qenë e dukshme dhe automjeti kishte përfunduar jashtë kontrollit, asnjë prej drejtuesve nuk është ndalur dhe nuk ka njoftuar menjëherë policinë.

Telefonata e parë në lidhje me ngjarjen dyshohet se është kryer rreth një orë pas vrasjes. Në këtë kohë, autorët kanë pasur mundësi të largohen nga zona dhe të humbasin gjurmët.

Burimet bëjnë me dije se Lazër Bashi, i cili kishte mbetur i plagosur, është detyruar të largohet nga automjeti dhe të përshkojë në këmbë një distancë të konsiderueshme, rreth 40 minuta, për të arritur në një zonë ku mund të kontaktonte një të afërm. Vetëm më pas është njoftuar edhe policia.

Edhe pas marrjes së telefonatës, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe rrugës së amortizuar, grupit hetimor i është dashur rreth një orë e gjysmë për të mbërritur në vendngjarje.

Kjo vonesë e konsiderueshme në reagim u ka dhënë autorëve kohë të mjaftueshme për t’u larguar nga zona.

Por përtej aspektit të hetimit, ngjarja ngre një tjetër shqetësim, frikën e qytetarëve për të njoftuar në rastet e ngjarjeve kriminale.

Fakti që disa automjete kanë kaluar pranë vendit ku ndodheshin viktimat, pa ndaluar apo pa njoftuar autoritetet, mund të jetë tregues i pasigurisë që ndiejnë qytetarët përballë situatave të tilla. Në zona ku krimi i rëndë dhe konfliktet e vjetra kanë qenë të pranishme ndër vite, frika nga pasojat e një dëshmie apo një telefonate në polici mund të jetë një prej arsyeve që njerëzit zgjedhin të mos ndërhyjnë.

Rasti i Dukagjinit nuk është i vetmi në Shkodër ku qytetarët kanë preferuar të qëndrojnë jashtë një situate kriminale, edhe kur kanë pasur dijeni për të. Për policinë, kjo përbën një problem më vete, pasi informacioni i marrë në minutat e para pas një krimi mund të jetë vendimtar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës vijon hetimet për identifikimin e personave përgjegjës për vrasjen e Prelë dhe Lekë Gjonit dhe plagosjen e Lazër Bashit. Autorët ende nuk janë identifikuar ndërsa motivi i ngjarjes mbetet i paqartë.

Dyshohet se hetimet po fokusohen në disa pista, mes tyre edhe çështje që lidhen me jetën personale të 57-vjeçarit Lekë Gjoni pas divorcit si dhe një konflikt të hershëm që mund të ketë lidhje me ngjarjen.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 gushtit, kur automjeti me tre personat u qëllua me breshëri armësh nga të paktën dy persona. Prelë dhe Lekë Gjoni humbën jetën në vend, ndërsa Lazër Bashi u plagos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarret/ 4 vatra aktive, problematike situata në Dajt dhe në qarkun Dibër

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit...

Romë/ Gjenden të vdekur babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe

Tre anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur...

BE vendos ChatGPT-në nën mbikëqyrje të fortë, precedent për inteligjencën artificiale

ChatGPT do t’i nënshtrohet një regjim më të rreptë rregullash në Bashkimin Europian, pasi Komisioni Europian e ka listuar ndër shërbimet digjitale me ndikim të madh. Kjo është hera e parë që një chatbot me inteligjencë artificiale vendoset nën një mbikëqyrje të tillë. Përkrah ChatGPT, në këtë kategori janë futur gjithashtu forumi Reddit dhe platforma […]