Vrasja e 21-vjeçarit portugez te hotel Principote – Policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen te hotel Principote të 20-vjeçarit me kombësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes. Policia e Sarandës ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë thikën me të cilën Sokrat Vata kreu krimin e rëndë.

Arma e krimit është gjetur e hedhur mes ferrave në krahun e majtë të një rruge rurale periferike në Ksamil. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky vendpërkim përkon me pikën e fundit ku DJ i lokalit “Principote” kishte lënë me makinë të dyshuarin Sokrat Vata.

Mësohet se menjëherë pasi ka zbritur nga automjeti i DJ-it, Vata ka flakur thikën në ferra për të fshehur provat dhe është larguar me vrap nga vendngjarja. Sekuestrimi i kësaj prove materiale konsiderohet kyç nga hetuesit për ekspertizën ligjore dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related