Tabaku: Tirana pa ujë 24 orë, ndërsa sistemi lufton për të liruar Veliajn

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, ka denoncuar kontrastin mes të ardhurave në rritje të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe cilësisë së dobët të shërbimit që marrin qytetarët.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se asnjë prej rreth një milion banorëve të Tiranës nuk furnizohet me ujë 24 orë në ditë. Sipas saj, mesatarja e furnizimit në kryeqytet është vetëm 17 orë, ndërsa në zona të caktuara uji vjen për më pak se dy orë në ditë.

Tabaku theksoi se UKT raporton një normë fitimi prej rreth 33%, një nivel që, sipas saj, do ta kishin zili edhe shumë biznese private. Megjithatë, këto rezultate financiare nuk janë përkthyer në ujë të pijshëm dhe furnizim të pandërprerë për familjet e Tiranës.

Sipas Tabakut, ky është modeli i funksionimit të shumë ndërmarrjeve publike: administrata dhe të ardhura gjithnjë e më të fryra, tarifa të larta për qytetarët dhe shërbim minimal.

“Shërbim zero dhe taksa të larta”, deklaroi ajo, duke e cilësuar situatën e ujit në Tiranë si pasqyrën reale të keqqeverisjes.

Me ironi, Tabaku kujtoi se furnizimi me ujë 24 orë rikthehet si premtim në çdo fushatë zgjedhore, por vazhdon të mbetet i parealizuar. Ajo kritikoi gjithashtu angazhimin politik të mazhorancës në mbrojtje të kryebashkiakut të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që qytetarëve nuk u garantohet ende një shërbim bazë.

“Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë: një sistem që nuk arrin të sjellë ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë, por mobilizohet për interesat e një pakice”, përfundoi Tabaku.

MESAZHI I TABAKUT

Sa prej jush e pinë ujin direkt nga rubineti? Shumë pak.

Nga rreth një milion banorë të Tiranës, asnjëri nuk furnizohet me ujë 24 orë në ditë. Mesatarja e furnizimit në kryeqytet është 17 orë, ndërkohë që ka zona të Tiranës ku qytetarët nuk shohin ujë në rubinet as për dy orë në ditë.

Nga ana tjetër, UKT-ja ka një normë fitimi prej rreth 33%, një nivel fitimi që nuk e kanë as shumë biznese private.

Po çfarë u premtohet qytetarëve? “Pasqyra Albania”.

Në fakt, kjo është pasqyra e vërtetë e Shqipërisë: një qeverisje që nuk arrin të sigurojë as ujë të pijshëm dhe furnizim 24 orë për Tiranën, megjithëse këtë e premton në çdo fushatë zgjedhore.

Ndërkohë, Tirana përdoret si plaçkë dhe si mjet shantazhi politik për të nxjerrë nga burgu kryebashkiakun e akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë: sistemi që nuk arrin të sjellë ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë, jo më të bëjë diçka tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related