Vlorë/ Përplasen dy skuterë, plagosen dy drejtuesit

Publikuar me datë:

Pasditen e së martës, në bulevardin “Ismail Qemali” të Vlorës, në zonën e njohur si Aleksandria, ka ndodhur një aksident rrugor.

Dy skuterë janë përplasur mes tyre, duke lënë të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve si pasojë e këtij incidenti.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor të specializuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e përplasjes.

Ende nuk ka informacione të detajuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related