Banorë të Zagorisë në Vushtrri kanë protestuar kundër projektit për ndërtimin e një kishe katolike shqiptare në zonë. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa protesta është shoqëruar me tensione dhe paralajmërime nga disa prej pjesëmarrësve.
Protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërtimit të objektit fetar, duke bërë të qartë se nuk janë dakord me projektin.
Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe deklarata paralajmëruese për protestat e ardhshme. “Sot paqësore, herën tjetër ndryshe”, është shprehur një prej protestuesve.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje debatet mbi tolerancën fetare dhe bashkëjetesën në Kosovë, në një kohë kur Shqipëria vijon të përmendet ndërkombëtarisht për harmoninë ndërmjet komuniteteve fetare.
Në Shqipëri, raste të shumta kanë treguar bashkëjetesën mes komuniteteve, përfshirë edhe raste kur familje myslimane kanë kontribuar në ruajtjen e objekteve të kultit të krishterë.

