Vlora nis sezonin, turistët e huaj dominojnë në bregdetin e jugut

Publikuar me datë:

Në fund të muajit maj, qyteti i Vlorës është mbushur me turistë, kryesisht të huaj, ndërsa operatorët turistikë flasin për një nisje të mbarë të sezonit turistik.

Një tjetër trend i këtij sezoni janë turistët francezë. Bedinaj thotë se përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Radhimë pritet të dëgjohet gjuha frënge. Ndërkohë që shqetësimi kryesor për operatorët turistikë mbetet infrastruktura.

Menaxherët në hotele që synojë një sezon gjithëvjetor  thonë se ia kanë dalë që për 7 apo 8 muaj në vit t’I mbajnë hotelet plot

“Kur thotë se ky sezon ka regjistruar një rritje prej afro 35% e numrit të pushuesve krahasuar me vitin e kaluar. Ajo që bie më shumë në sy, është shtimi i turistëve nga vendet nordike, si Suedia, Norvegjia dhe Holanda, ndërsa italianët, gjermanët dhe turistët nga Kosova vazhdojnë të jenë prezentë gjatë gjithë vitit.

Shumë turistë që zakonisht zgjedhin destinacione në atë zonë, këtë vit janë orientuar drejt Shqipërisë dhe Vlorës, çka ka ndikuar pozitivisht në rritjen e fluksit turistik”, shprehet Atar Lagji, menaxher.

Por edhe zhvillimet ndërkombëtare si lufta në Lindjen e Mesme e kanë ndikuar turizmin shqiptar. Aktualisht plazhet e Vlorës janë të mbushur me turistë që shijojnë detin dhe motin e ngrohtë në këtë periudhë. Nga Brazili, Italia, Moldavia dhe Suedia, turistët shprehen të mrekulluar nga bukuritë e Vlorës./.TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mbyllet shkolla në Muriqan, fëmijët nisin vitin e ri pa klasa

Në ditën kur mijëra nxënës në të gjithë vendin...

Të dënuarit në Reç nisin shkollën, mes tyre edhe disa prej të burgosurve më të rrezikshëm në vend

Në IEVP Shkodër, në burgun e Reçit, ka nisur sot viti i ri shkollor 2026–2027 për personat e privuar nga liria. Të dënuarit do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin, të marrin njohuri të reja dhe të zhvillojnë aftësi që synojnë t’i ndihmojnë në rikthimin në shoqëri pas përfundimit të dënimit. Hapja e vitit shkollor […]

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi

Gjykata e apelit me gjyqtare Saida Dollanin ka pranuar...