Vllaznia shpërthen para Dinamos, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Publikuar me datë:

Vetëm disa ditë para ndeshjes së rëndësishme kundër Dinamos, tensioni është rritur në kampin e Vllaznisë. Futbollistët kanë refuzuar të zhvillojnë seancën stërvitore të planifikuar sot në “Reshit Rusi”, duke mos u paraqitur në fushë.

Ndryshe nga lojtarët, trajnerët janë paraqitur në ambientet e kompleksit sportiv. Stafi teknik ka pritur për një kohë, duke shpresuar në një zgjidhje të menjëhershme të situatës, por në fund është detyruar të largohet pa zhvilluar stërvitjen e parashikuar.

Burime pranë skuadrës bëjnë të ditur se arsyeja kryesore e këtij vendimi lidhet me vonesat në pagesat. Futbollistët kanë bërë të ditur pakënaqësinë e tyre për situatën financiare dhe kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme për çështjen e pagave të prapambetura.

Kjo situatë paraqet një problem të madh për Vllazninë në prag të sfidës kundër Dinamos, duke rrezikuar përgatitjen e skuadrës. Tashmë përgjegjësia është tek drejtuesit, të cilët duhet të ndërmarrin hapa konkrete për të zgjidhur krizën.

Ditët në vazhdim priten të sjellin zhvillime të reja dhe bisedime mes stafit drejtues dhe lojtarëve. Në qendër të vëmendjes mbetet gjetja e një marrëveshjeje për pagat e mbetura dhe rikthimi i skuadrës në stërvitje për të vijuar përgatitjet për duelin me Dinamon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related