Vllaznia: “Faleminderit që ishe pjesë e skuadrës sonë në një periudhë të rëndësishme për klubin” për Melos Bajramin

Publikuar me datë:

Melos Bajrami ka zyrtarizuar largimin e tij nga Vllaznia, pas disa ditësh që është ndarë nga ekipi. Klubi nga Shkodra e vlerëson kontributin e tij gjatë kohës që ka kaluar me fanellën kuqeblu dhe i uron suksese në vazhdimësi të karrierës së tij.

Ky është statusi i publikuar nga Vllaznia:

“Faleminderit, Melos Bajrami!

Pas dy sezoneve me ngjyrat kuqeblu, aventura e Melos Bajramit me Vllazninë përfundon këtu.

Me përkushtimin dhe seriozitetin e tij, Melosi ka kontribuar ndjeshëm në sukseset e skuadrës sonë në një periudhë të rëndësishme për klubin.

KF Vllaznia shpreh mirënjohjen për të gjitha angazhimet dhe përpjekjet e tij për këto ngjyra, duke i uruar suksese të reja në karrierën e tij sportive dhe në çdo sfidë që e pret në të ardhmen.

Faleminderit, Melos!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...