Vllaznia dominon atletikën shqiptare, shpallet kampione për herë të 30-të

Publikuar me datë:

Vllaznia vijon të shkruajë historinë në atletikën shqiptare. Ekipi shkodran i meshkujve është shpallur kampion i Shqipërisë për vitin 2026, duke siguruar titullin e 30-të në historinë e klubit dhe të 18-in radhazi.

Kurorëzimi erdhi pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Atletikës për të rritur, ku sportistët kuqeblu dominuan në disa disiplina dhe grumbulluan pikët e nevojshme për të ruajtur fronin e kampionëve.

Ndër rezultatet më të spikatura ishte ai i Franko Burrajt në garën e 200 metrave, ku u shpall kampion kombëtar me kohën 21”13, shumë pranë rekordit kombëtar. Po ashtu, tituj kampionë fituan edhe Durjan Idrizaj në 400 metra me pengesa, Sidrit Kopliku në 1500 metra dhe Kolindo Kiri në kërcimin trehapësh.

Në podium u ngjitën gjithashtu Leandro Çardaku, Imer Kajoshaj, Mario Cepi, Elizeo Spathari dhe Erisa Rrasa, duke kontribuar në suksesin e përgjithshëm të ekipit.

Ky është një tjetër triumf i rëndësishëm për atletikën shkodrane, rezultat i punës së sportistëve dhe stafit teknik të drejtuar nga trajnerët Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Diplomati Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

Diplomati Agim Nesho përmes një postimi në rrjetin social...

“Investimi në Zvërnec i domosdoshëm”/ Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale keqinformojnë

“Të dashur themelues, përfaqësues dhe anëtar e anëtare të...

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA, ka prezantuar versionin...