Vijojnë kërkimet për 37-vjeçarin e mbytur në Liqenin e Ulzës/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Publikuar me datë:

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili u mbyt gjatë pasdites se djeshme në Liqenin e Ulzës.

Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, duke zbuluar edhe dinamikën e saj. 37 vjeçari, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.

“Mat, rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z.,  37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.

Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related