Vetëm 7% e pacientëve me dializë u trajtuan në QSUT në 2025, të tjerët tek privatët ose koncesionari

Publikuar me datë:

Shërbimi i dializës në Shqipëri vijon të mbështetet kryesisht nga sektori privat dhe kontratat PPP, ndërsa numri i pacientëve dhe i seancave të hemodializës ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Të dhënat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor tregojnë se paketa e dializës është ofruar nga 1 spital publik, 9 institucione shëndetësore jopublike dhe 1 PPP, kompania “DiaVita Sh.p.k.”.

Në fund të vitit 2025, numri total i pacientëve që trajtoheshin me dializë arriti në 1,556 persona, nga 1,506 pacientë që ishin në vitin 2024. Kjo do të thotë se brenda një viti janë shtuar 50 pacientë që kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm me hemodializë.

Pjesa më e madhe e pacientëve trajtohen në spitalet private. Sipas raportit, 902 pacientë, ose rreth 58% e totalit, ndiqen në institucionet jopublike. Ndërkohë, 542 pacientë, ose rreth 35%, trajtohen në 5 qendrat e dializës të PPP-së “DiaVita”, ndërsa vetëm 112 pacientë, ose 7% e totalit, trajtohen në spitalin publik.

Rritje ka shënuar edhe numri i seancave të dializës. Gjatë vitit 2025 u realizuan gjithsej 212,151 seanca hemodialize, nga 205,633 seanca që ishin kryer në vitin 2024. Kjo përkthehet në 6,518 seanca më shumë brenda një viti.

Edhe këtu pesha kryesore mbahet nga sektori privat. Nga totali i seancave të realizuara gjatë vitit 2025, 128,424 seanca janë kryer në institucionet jopublike, ose rreth 60.5% e totalit. Ndërkohë, PPP “DiaVita” realizoi 75,273 seanca, ose rreth 35.5%, ndërsa spitali publik realizoi vetëm 8,454 seanca dialize, ose rreth 4% të totalit kombëtar.

Të dhënat tregojnë se sistemi i dializës në vend mbështetet kryesisht te rrjeti privat dhe kontratat koncesionare, ndërsa sektori publik ka një rol shumë më të kufizuar si në numrin e pacientëve, ashtu edhe në volumin e seancave të kryera. /ekofin.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]