Venezuelë/ Nëna humbi jetën duke mbrojtur vajzën, futbollisti prek me fjalët për bashkëshorten

Publikuar me datë:

Një histori e trishtueshme ka dalë në pah pas tragjedisë që sollën tërmetet e fuqishme në Venezuelë.

Andrea Bello, bashkëshortja e futbollistit venezuelian Héctor Bello, humbi jetën duke e mbrojtur vajzën e tyre të vogël gjatë rrëzimit të ndërtesës ku ishin ndodhur.

Sipas dëshmive nga futbollisti dhe raportimeve të mediave, fëmija ia doli të mbijetojë falë sakrificës së nënës së saj.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Héctor Bello shprehu se do t’i tregojë vajzës së tyre se nëna e saj sakrifikoi jetën për ta shpëtuar.

“Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove dhe se si dhe jetën tënde e dhe për vajzën tonë. Ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, edhe kur more frymën e fundit”, shkroi ai.

Futbollisti njoftoi gjithashtu se vajza e tij dhe tezja e saj janë në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai po përballet me dhimbjen nga humbja e bashkëshortes.

Për më tepër, ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat e prekura nga dy tërmetet që goditën veriun e Venezuelës. Sipas autoriteteve, deri tani janë raportuar të paktën 589 viktima dhe rreth 2,980 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë vazhdojnë të mbeten të zhdukur.

Mes viktimave janë gjithashtu shtetas të huaj, përfshirë katër spanjollë, një portugez dhe dy brazilianë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka filluar të ofrojë ndihmë për të përballuar këtë katastrofë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës për tokat në Zvërnec

SPAK ka realizuar kontrolle ndaj disa punonjësve të Hipotekës...

Fluks i madh vizitash në Urgjencën e Shkodrës, duke arritur deri në 135 pacientë në ditë

Reparti i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Shkodrës po...

Koplik/ Aksident në bypass, dy automjete janë përplasur

Forcat e policisë janë aktualisht në vendin e ngjarjes,...