Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Vuçiç: Gjykata rrëzoi 6 akuza, nuk u provuan sulme sistematike

Publikuar me datë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë lidhur me katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë një deklarate për mediat, Vuçiç theksoi se ruajtja e paqes dhe stabilitetit mbetet objektivi kryesor për shtetin serb.

“Për Serbinë është me rëndësi vendimtare ruajtja e paqes dhe stabilitetit. Për vendin tonë nuk ka asgjë më të rëndësishme se kjo”, theksoi ai.

Sa i përket aktgjykimit, presidenti serb argumentoi se gjykata nuk i ka pranuar pretendimet për sulme të qëllimshme dhe të përhapura kundër popullsisë civile dhe vuri në dukje se disa nga akuzat nuk janë përfshirë në vendimin përfundimtar.

Vuçiç po ashtu deklaroi se gjykata ka rrëzuar gjashtë pika të lidhura me krimet kundër njerëzimit dhe shtoi kritikë se, sipas tij, veprat penale të kryera kundër serbëve pas datës 20 qershor 1999 nuk janë trajtuar në aktgjykim.

Ai solli në vëmendje edhe çështjen “Shtëpia e Verdhë”, duke theksuar se në vendim nuk është marrë parasysh përgjegjësia për këtë rast.

“Është bërë shumë padrejtësi, por as ne të gjithë së bashku nuk kemi qenë mjaftueshëm të gatshëm të përballemi me krimet që janë kryer në emrin tonë”, tha Vuçiç.

Pavarësisht kësaj, presidenti serb vuri theksin tek nevoja për dialog dhe mirëkuptim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në rajon.

“Zgjidhja për të ardhmen qëndron te biseda, mirëkuptimi më i madh dhe dialogu me të gjithë”, deklaroi Vuçiç.

Duke e përshkruar aktgjykimin si një vendim të shkallës së parë, ai foli edhe për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke pohuar se ky institucion është krijuar si rezultat i presionit të komunitetit ndërkombëtar.

Në përmbyllje të prononcimit, ai ripërsëriti se Serbia do të fokusohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Berisha nga Kruja: Nuk do të ndalemi derisa Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...

Sudan/ Shembet miniera e arit, 60 të vdekur

Të paktën 60 minatorë të vegjël kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një miniere ari në rajonin West Kordofan të Sudanit. Ngjarja ka ndodhur në minierën Al-Zaraa, pranë qytetit El-Nahud, ku një pjesë e tuneleve filloi të shembej të martën. Sipas raportimeve, dy puse ishin hapur shumë pranë […]