Berisha nga Kruja: Nuk do të ndalemi derisa Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë përpjekjet për ndarjen e Fushë-Krujës dhe Krujës në dy bashki të veçanta.

Gjatë një aktiviteti politik në Krujë, Berisha kritikoi qeverinë Rama për gjendjen ekonomike në vend, duke akuzuar mazhorancën për rritjen e çmimeve dhe përkeqësimin e kushteve të jetesës.

Sipas tij, shqiptarët po përballen me rritje të çmimeve të ushqimeve, kostove të karburanteve dhe shpenzimeve për ilaçe e shërbime shëndetësore.

“Shqipëria pret sot më shumë se kurrë ndryshimin. Shqipëria thërret sot më shumë se kurrë ndryshimin. Edi Rama është e shkuara e zezë e këtij vendi”, deklaroi Berisha.

Ai tha se Partia Demokratike duhet të ripërtërihet dhe të forcojë strukturat e saj, duke vlerësuar gjithashtu angazhimin e drejtuesve dhe aktivistëve lokalë.

Duke iu referuar organizimit territorial, Berisha u shpreh se PD do të vazhdojë të kërkojë që Fushë-Kruja të jetë bashki më vete, ndërsa Kruja të ruajë statusin e saj si bashki.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Demokrate dhe demokratë të Krujës, qytetare dhe qytetarë të këtij qyteti të bekuar, një përshëndetje shumë të përzemërt dhe nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush.
Por, të dashur aleatë, të dashur deputetë, drejtues i qarkut të Durrësit, anëtarë kryesie, deputet i zonës, deputetë të Durrësit, sot jemi këtu në një ngjarje, në një eveniment shumë të rëndësishëm të demokratëve të Krujës, por dhe të kryetarit të kësaj dege, Aulon Bej Kalaja, të cilin unë duhet ta përgëzoj shumë përzemërsisht.
Aulon Kalaja, të themi të vërtetën, u bë pararendësi i atij procesi, i procesit të ripërtëritjes së PD, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e kësaj partie, kaq jetik dhe vendimtar për fatin e vendit.
Në këtë kuadër, unë duhet t’u them një të vërtetë ju: në axhendën time ekzistonte, ta quajmë Foltorja e Ripërtëritjes, por kam kënaqësi që këtë veprimtari, këtë përpjekje të re, e inaugurojmë këtu në Krujë.
Dhe nuk ka një vend të dytë ku mund të frymëzojë më shumë se Kruja për një përpjekje të madhe.
Miq, ne si PD kaluam periudha jo të lehta.
Por ne sot nuk mund të mburremi as me ato që kaluam, as me ato që bëmë në të shkuarën.
Sot koha na thërret t’i japim përgjigje kësaj gjendje dramatike, t’i japim zgjidhje kësaj rrokullisje të madhe, kësaj gjendje dramatike në të cilën e ka katandisur regjimi i Edi Ramës, Shqipërinë dhe shqiptarët.
Nuk ka pushtim në histori, që t’i ketë dhënë një goditje më të rëndë qenies shqiptare se sa Edi Rama në 10 vite.
Në 10 vite, 47 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria për një shkak madhor, për shkak të vendimit të tij për t’u pasuruar në mënyrë të çmendur, të paligjshme.
Për shkak të shndërrimit të financave tuaja, të taksave që paguani jo në rroga, jo në pensione, jo në infrastrukturë, jo në shërbime, spitale e shkolla, por në llogari bankare të fshehura në bankat offshore.
Sot qytetari shqiptar nuk mund të imagjinojë, dhe unë njerëzisht u kërkoj ta kujtoni këtë fjalë, se koha do provojë se çfarë Edi Rama u ka bërë shqiptarëve.
Asnjë pushtues i egër nuk është sjellë ky ndaj pasurive publike të këtij vendi dhe fondeve.
Në një akt amoraliteti total, të vendosur për të plaçkitur gjithçka dhe çdo gjë, pa asnjë kufi, kanë krijuar format më të pabesueshme të vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, djersës së tyre të ballit, të vjedhjes së pasurive publike, të shndërrimit të Shqipërisë në një çiflig hajnash që përzënë çdo ditë shqiptarët.
Ky shok demografik është goditja më e tmerrshme që kemi marrë ne nga çdo luftë.
Kurrë ndonjëherë nuk jemi pakësuar në atë shkallë sa lindjet tona të zbresin në ato të 100 viteve më parë. Asnjëherë nuk është e regjistruar si sot.
Unë e kam përjetuar, kam qenë mjek, dhe t’u them të vërtetën ju, e përjetoja me shumë dhembshuri urinë kronike dhe varfërinë ekstreme të njerëzve kur unë u jepja recetën dhe ata nuk e merrnin sepse nuk i blinin dot ilaçet.
Kur zona të tëra masive merrnin 1 kg sheqer, bukën dhe 1 kg kripë dhe përjetonin sëmundjen.
Atëherë se ishte vendosur hiperkolektivizmi total, i çmendur.
Por sot të jemi të sigurt që janë dhjetëra mijëra shqiptarë që numërojnë kafshatën. Që me atë pension që marrin, nuk sigurojnë dot ushqimin normal të dy javëve.
Me atë pension që marrin, shkojnë në dyqan dhe gjejnë çmime më të shtrenjta se në Dallas, se në Nju Jork, se në Berlin, se në Romë.

Kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë

A mund të imagjinohet? Ky është realiteti. Një Shqipëri e tjetërsuar, një shpërfiollje totale e qytetarëve.
Dëgjoni, edhe në diktaturë, çfarë thoshin? E mo se nuk vdes kush për bukë këtu. Të njëjtat fjalë, të njëjtat shprehje ka përdorur Edi Rama në mënyrë të përsëritur.
Po vdes për bukë, vdes për ilaçe, vdes në spital.
Këtu e ka katandisur Shqipërinë, në një kohë kur potencialet dhe pasuritë e saj janë të pakrahasueshme.
Shikoni, çmimet e ushqimeve u rritën në Shqipëri nga vjet në sivjet 6 herë më shumë se në Romë, në Berlin, në vendet e BE.
Nafta, çmime ndër më të lartat në botë.
Cinizëm ekstrem.
Asnjë qindarkë nuk ul taksën e ushqimeve.
Cinizëm ekstrem.
Ua hoqi fermerëve kompensimin për naftën, e cila në Shqipëri shitet 40 gjer në 50 përqind më shtrenjtë se në Kosovë, se në Maqedoni që nuk nxjerrin një litër naftë dhe që një pjesë të mirë të naftës e marrin në portet tona.
Kjo është Shqipëria.
Shqipëria pret sot më shumë se kurrë ndryshimin.
Shqipëria thërret sot më shumë se kurrë ndryshimin.
Edi Rama është e shkuara e zezë e këtij vendi.
Edi Rama është në rënie dhe rrokullisje të madhe.
Por shqiptarët presin nga PD me një kusht, me një PD të ripërtërirë në mënyrë më të fuqishme.
Ju e patë këtë dokumentar, ishte vetëm pjesërisht një aspekt, aspekti i Aulon Bej Kalasë si qytetar, nuk e harroj kurrë kur tërmeti goditi rrethin tuaj.
Para shteti, ai ngriti çadrat dhe e ndiqja çdo ditë, shpërndante ushqim, bënte çdo gjë për t’ua lehtësuar atë dhimbje të tmerrshme që u krijoi shembja e shtëpive.
E pashë në zjarret, u bë zëdhënësi kryesor jo i PD, i qytetarëve.
Dhe në fakt, për këto arsye, askund nuk meritonte të mbahej Foltorja e Ripërtëritjes më parë se në Krujë dhe kjo është meritë e madhe e jotja.
Ishim dy degë, sherre për bashkimin. Ja që u bashkuam.
Por unë i garantoj qytetarët e Fushë Krujës se kurrë nuk do ndërpresim përpjekjen tonë që Fushë Kruja të jetë bashki e veçantë dhe Kruja bashki e veçantë.
Krujën e ka bërë Zoti kryeqendër, nuk ka nevojë për asnjë qendër tjetër. Dhe ajo rri në vete bashki krenare.
Por rregullat imponojnë këtë zgjidhje dhe Auloni e udhëhoqi bashkë me Andian e bashkë me ju këtë proces dhe sot jemi në finalizimin e një stadi, finalizimin e zgjedhjeve të drejtuesve kryesorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sudan/ Shembet miniera e arit, 60 të vdekur

Të paktën 60 minatorë të vegjël kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas shembjes së një miniere ari në rajonin West Kordofan të Sudanit. Ngjarja ka ndodhur në minierën Al-Zaraa, pranë qytetit El-Nahud, ku një pjesë e tuneleve filloi të shembej të martën. Sipas raportimeve, dy puse ishin hapur shumë pranë […]