La Liga po mendon të pezullojë ndeshjet e kësaj fundjave në Primera dhe Segunda Division në futbollin spanjoll.
Organizmi i drejtuar nga Javier Tebas, ashtu sikurse e gjithë bota e futbollit, është në zi për vdekjen tragjike të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, pas një arresti kardiak të pësuar pas një përplasjeje me portierin kundërshtar në ndeshjen me FC Andorra.
Sipas informacioneve të dhëna në programin ‘El largero’ në rrjetin transmetues SER, La Liga po mendon të shtyjë ndeshjet e raundit të ardhshëm të ndeshjeve të dy kategorive më të larta të futbollit spanjoll. Mësohet se janë zhvilluar takime ku është diskutuar kjo temë dhe në orët në vazhdim do të merret edhe vendimi zyrtar.
Megjithatë kjo nuk është një çështje e lehtë sepse, gjithnjë sipas informacioneve të SER, ka faktorë apo variabla për t’u mbajtur në konsideratë siç janë aspektet kontraktuale me operatorët televizivë, sponsorët, kalendarit. ‘është një çështje që po studiohet dhe është e mundur që java e 12 në La Liga dhe e 13 në La Liga 2 të shtyhen-thuhet në informacionin e SER.
