Vau Dejes çel zyrtarisht sezonin turistik.

Publikuar me datë:

Kryetari i bashkise Vau Dejes Kristian Shkreli ne rrjetin social shkruan: Mirë se vini në Vau i Dejës, aty ku natyra, tradita dhe mikpritja bëhen bashkë për të dhuruar një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

Zyrtarisht çelëm sezonin turistik dhe këtë vit Vau i Dejës vjen më i bukur, më i organizuar dhe më mikpritës se kurrë. Nga peisazhet mahnitëse të liqenit, maleve e lumenjve, tek investimet e realizuara në infrastrukturë dhe hapësirat publike, çdo cep i zonës sonë fton për t’u zbuluar.

Këtë sezon kemi punuar fort për promovimin e vlerave tona turistike, për mbështetjen e bizneseve lokale dhe për të sjellë më pranë vizitorëve kulinarinë tradicionale, shijet autentike dhe produktet e zonës sonë.

Por ajo që e bën vërtet të veçantë Vau i Dejës mbetet zemra e njerëzve të tij, mikpritja, buzëqeshja dhe dëshira për të pritur çdo vizitor si mik në shtëpinë tonë.

Ju presim të gjithë të shijoni bukuritë, qetësinë,lundrimin dhe energjinë pozitive që ofron Vau i Dejës këtë verë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Braçe: Koçeku erdhi me karrike në PS, pa kontribute. “Bujtinën a e ka me letra?”

Deputeti socialist Erjon Braçe ka kritikuar mënyrën se si,...

Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht brenda PS

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj publikimit të...

Braçe flet pa dorashka për “Partinë-Shtet” të Spiropalit

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur lidhur me nocionin...

Skandal mjedisor në Malësi të Madhe! Digjen mbeturinat pranë banesave, tymi pushton zonën

Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e kësaj të...