Gjendja e Urës së Vjetër të Bunës në Shkodër vijon të përkeqësohet. Dërrasat e dëmtuara dhe të thyera e bëjnë të vështirë dhe të pasigurt kalimin e qytetarëve në këtë urë.
Banorët kërkojnë një ndërhyrje të plotë dhe të qëndrueshme, duke vlerësuar se ndër vite ura nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Sipas tyre, ndërhyrjet e herëpashershme kanë qenë të pjesshme dhe nuk kanë zgjidhur problemin e amortizimit.
Qytetarët shprehen se kalimi nëpër urë është kthyer në një shqetësim, veçanërisht për shkak të dërrasave të dëmtuara, ndërsa kërkojnë që të mos ndërhyhet vetëm për mirëmbajtje të përkohshme, por të hartohet një zgjidhje afatgjatë.
Në mungesë të një investimi të plotë, Ura e Vjetër e Bunës rrezikon të vijojë degradimin, pavarësisht rëndësisë që ka për qytetin dhe historinë e Shkodrës.

